Lajme

IKSHP-ja tregon se prej cilave vendbanime janë të rastet e reja me koronavirs

Instituti i Shëndetit Publik –IKSHP ka konfirmuar se sot janë identifikuar edhe 21 raste me koronavirus në Kosovë.

Sipas IKSHP-së në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 21 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 19 raste (sipas vendbanimit:15 raste Prizren, 1 rast Romajë, 1 rast Lubiçevë, 1 rast Kijevë dhe 1 rast Nashec) dhe nga komuna e Suharekës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Bllacë dhe 1 rast Suharekë).

Sot më 22 maj 2020, janë shëruar 10 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 782 raste. /Lajmi.net/

Postime të ngjajshme
Lajme

LVV, paralajmëron revoltë

Lajme

Kaçaniku nuk ka asnjë rast aktiv më sëmundjen e COVID-19

Lajme

Grenell, të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Lajme

29 maji, Dita Ndërkombëtare e Paqeruajtësve të OKB-së