Lajme

IHMK tregon a rrezikohet Kosova nga përmbytjet ditëve në vijim

Disa vende të Evropës janë duke u përballur me vërshime dhe përmbytje si pasojë e reshjeve të shiut.

Pas temperaturave të larta në Kosovë, mot me shi dhe shkarkime rrufesh pritet të ketë deri më 22 korrik.

Lidhur me këtë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, kanë treguar për Demokracia.com se a mundet edhe Kosova të përballet me vërshime dhe përmbytje si pasojë e reshje të shiut.

Bashkim Kastrati nga sektori për Hidrologji në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, për Demokracia.com ka thënë se Kosova nuk rrezikon të përballet me një situatë të ngjashme sikurse Gjermania apo edhe vendet e tjera të Evropës.

“Në bazë të parashikimeve tona, reshje mund të ketë, por nuk parashikohet për vërshime, ose së paku vërshime apo përmbytje nuk ka mundësi me pas. Jemi duke e përcjell situatën meteorologjike, mund të ketë reshje lokale, por përmbytje të përmasave të tilla nuk do të ketë, jemi jashtë asaj zone. Nuk ka paralajmërim për vërshime në asnjë pjesë të Kosovës”, tha Kastrati.

Nga ana tjetër, Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë për Demokracia.com se deri më 21 apo 22 korrik do të ketë reshje të shiut në Kosovë dhe temperaturat do të bien.

“Parashihet të kemi reshje shiu në formë stuhish, nuk përjashtohet mundësia që në vende të izoluara të kemi edhe reshje breshëri për shkak të rënies të temperaturave. Pra do të ketë reshje shiu vende-vende do të ketë stuhi të përcjell me reshje. Temperaturat sot të zvogëlohen 28-31 gradë Celsius. Kështu do të vazhdojë moti me reshje shiu deri më 21 apo 22 korrik”, ka thënë Aliu.

Kujtojmë se me vërshime Kosova është përballur në muajin janar të këtij viti. Shumë rajone të Kosovës janë vërshuar, si pasojë reshjeve të shiut dhe borës. Disa shtëpi janë përmbytur në këto rajone, pasi që uji ka depërtuar brenda shtëpive duke shkaktuar dëme të mëdha në amvisëri dhe gjëra tjera, dhe familje të shumta janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Ndërsa deri më tani së paku 80 persona kanë humbur jetën nga përmbytet në Gjermani, të cilat sipas autoriteteve konsiderohen si më të rëndat në disa dekada. Ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar kërkimet për qindra njerëz të tjerë të zhdukur.

Landet gjermane Rajnland Falc dhe Nordrajn Vesthalen janë më të goditurat, por Belgjika dhe Holanda janë prekur gjithashtu keq, ndërsa përmbytje ka edhe në Luksemburg dhe Zvicër. Autoritetet belge kanë raportuar për së paku 11 persona të vdekur. Shira të furishëm parashikohen në të gjithë rajonin edhe gjatë ditës së sotme.

Postime të ngjajshme
Lajme

I nxehti ekstrem kufizon punën jashtë, nga ora 12:00 deri në 16:00 kufizohet lëvizja

Lajme

Avdyli e Hamza përplasen keq për Hashim Thaçin

Lajme

COVID-19: A do të ketë masa të reja, flasin nga Ministria

Lajme

Konfirmohet kandidimi i Arben Vitisë për kryetar të Prishtinës