Sport

Igli Tare konfirmon transferimin e mesfushorit të Manchester Unitedit

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka konfirmuar se është arritur marrëveshja për transferimin e mesfushorit të Manchester Unitedit, transmeton Gazeta Metro.

Bëhet fjalë për mesfushorin belg, Andreas Pereira, i cili është pjesë e ‘Djajëve të Kuq’ që nga grupmoshat U18 dhe më 2015 bëri debutimin me skuadrën e parë.

Mirëpo, 24 vjeçari nga tash e tutje karrierën e tij do e vazhdojë në Serie A të Italisë, konkretisht te skuadra e Lazios. Kjo është konfirmuar edhe nga drejtori sportiv, Igli Tare.

“Pereira do të arrijë në dy apo tri ditët e ardhshme” – ka thënë Tare për ‘TMW’. Ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera nga kjo marrëveshje.

Postime të ngjajshme
Sport

Vazhdon kriza për Barcelonën, barazon në udhëtim

Sport

Në Angli masa të reja për COVID-19 – ky është vendimi për Premierligën

Sport

Barcelona po humb ndaj Alavesit në pjesën e parë, ky ishte gabimi i rëndë i portierit

Sport

‘Halloween’ në parketin e Lakers – yjet e skuadrës stërviten me kostume