Sport

Idrizin e kënaq kualifikimi, por ka një shqetësim për këtë repart

Trepça ’89 ka marrë një fitore të lehtë në 1/8 e finales në Kupën e Kosovës.

‘Minatorët’ kanë shënuar fitore me rezultat të thellë 4-0 ndaj Ferizajt për të kaluar në çerekfinale të Kupës.

Trajneri i 89-shit, Shpëtim Idrizi ka mbetur shumë i kënaqur me fitoren dhe kualifikimin.

“Ndeshjet e para janë gjithmonë të vështira. Ne nuk ishim shumë konkret në pjesën e parë të lojës, ndërkohë në atë të dytën u gjendëm mirë dhe shënuam edhe golat e tjerë. Në përgjithësi jam i kënaqur me paraqitjen, pasi që skuadra tregoi karakter dhe kur luan kështu nuk e kemi problem”, deklaroi fillimisht Idrizi për “Art Sport”.

Gjithsesi tekniku mitrovicas ka treguar shqetësimin e tij, pasi i nevojitet skuadrës afrimi i një sulmuesi.

“Kemi nevojë për një sulmues, por edhe Muja po e kryen detyrën mjaft mirë. Do të shohim se çfarë do të ndryshojë deri në fund të kampionatit“, përfundoi Idrizi.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëmbi thumbon disa lojtarë të Ballkanit pas humbjes

Sport

Batatina me deklaratë epike

Sport

SUPERLIGA: Kështu duket klasifikimi pas dy ndeshjeve të sotme

Sport

Dukagjini fiton derbin ndaj A&N, ja të gjitha rezultatet e Ligës së Parë!