Lajme

Idrizi: Votues të dikurshëm të VV-së e LDK-së do të votojnë për PDK-në

Valdete Idrizi, ish-deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme, kjo parti do të marrë vota edhe të votuesve të dikurshëm të Lëvizjes Vetëvendosje e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ajo ka thënë se qytetarët janë bindur me “konstruktivitetin e PDK-së”.

“Konsiderojmë se edhe si shtet jemi goditur shumë keq me shkuarjen në Hagë të liderëve të UÇK-së, kryetari jonë, Kadri Veseli dhe ish-presidenti Hashim Thaçi. Pikërisht pse ata s’janë këtu është motivim shtesë i qytetarëve dhe strukturave që të dalin në mënyrën më të dinjitetshme të përkrahin PDK-në. Kjo konsistencë e konstruktivitet që kemi treguar në këtë legjislaturë ka ndikuar pozitivisht te qytetarët.

Madje kur po bisedoj me ta të parën e të dytën fjalë thjesht na falënderojnë që ishim të tillë në opozitë. Në opozitë ishte edhe VV-ja, por s’kemi qenë ne aso opozita që të themi zi, zi, zi. Këtu është dallimi. Jo vetëm elektorati apo strukturat e PDK-së, ne i kemi edhe disa qytetarë që pikërisht për këto arsye që i përmenda, kemi pa që PDK-ja është e hapur për njerëz. Edhe lista kur të finalizohet besoj se do të tërheqë edhe më shumë votues. Tashmë kemi më besoni ka edhe publikisht, me emër e mbiemër, që kanë qenë votues të VV-së e LDK-së, apo s’kanë qenë votues fare”, ka thënë ajo.

Postime të ngjajshme
Lajme

Në këto vende nesër nuk do të ketë rrymë

Lajme

Mustafa i drejtohet VV’së

Lajme

Pasi PDK e LDK e quajtën Dukagjinin televizion të VV-së, reagon Panduri

Lajme

“Kam me kall këtë zyrë, nëse nuk mi jepni dokumentet”: Zyrtarja e lartë në KQZ kërcënohet nga anëtari i VV’së