Sport

Idrizi thotë se dardanëve nuk i mungoi shpirti luftarak ndaj Maltës, flet edhe për të ardhmen te Schalke 04

Kosova ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë miqësore të qershorit.

Dardanët fituan 2-1 ndaj Maltës, në ndeshjen që u zhvillua në Austri, shkruan Gazeta Olle.

Të dy golat e takimit i shënoi ylli i përfaqësueses, Milot Rashica.

Pas ndeshjes ka folur edhe mesfushori Blendi Idrizi, i cili theksoi se dardanët e dhanë maksimumin nga vetja.

“Nuk besoj se na mungoi shpirti luftarak, nganjëherë është fati në pyetje. Miloti kishte disa raste në pjesën e parë, andaj nuk besoj se ishte në pyetje shpirti sepse të gjithë e kanë dhënë maksimumin nga vetja”, u shpreh Idrizi për SSK.

“Unë jam futbollist që e shijon lojën”, shtoi ai.

Sa i përket të ardhmes së tij në Schalke 04 pas rënies nga Bundesliga, ai nuk ka dhënë garanci.

“Të shohim, duhet të bisedojmë”, u shpreh Idrizi.

Postime të ngjajshme
Sport

Gjilani gati të “bombardoj”, afër marrëveshjes me mesfushorin e njohur

Sport

Nexhipi flet për transferimet te Ballkani

Sport

Gazetari i ‘The Guardian’: Norwich ka transferuar lojtarin më të mirë kosovar

Sport

Lojëra interesante dhe emocione të mëdha dhurojnë fëmijët në garat e “Play-Off-it Nacional”