Sport

Idrizi: Kryetari i FFK-së e arriti qëllimin e tij duke e larguar Trepçën ’89 nga Superliga!

Trepça ’89 është skuadra e tretë që largohet nga Superliga e Kosovës në futboll drejt Ligës së Parë, raporton Gazetasheshi.com.

“Minatorët” e humbën ndeshjen e barazhit ndaj Dukagjinit pas penaltive dhe tashmë janë të detyruar që në edicionin e ardhshëm të bëjnë gara në një rank më të ulët.

Trajneri i kësaj skuadre, Shpëtim Idrizi, ka hedhur akuza të ashpëra në drejtim të Federatës së Futbollit të Kosovës, teksa i ka akuzuar në mënyrë direkte për largim nga elita.

“Ajo që mund të them është se synimi u arrit. Është ditur që nga pranvera që Trepça ’89 dhe Arbëria do të largohen nga Superliga dhe këtë qëllim e arriti kryetari i FFK-së, së bashku me drejtuesit e tjerë të këtij institucioni”, përfundoi Idrizi.

Për Trepçëën ’89 kjo është hera e dytë që zbret nga Superliga.

Postime të ngjajshme
Sport

Gjilani gati të “bombardoj”, afër marrëveshjes me mesfushorin e njohur

Sport

Nexhipi flet për transferimet te Ballkani

Sport

Gazetari i ‘The Guardian’: Norwich ka transferuar lojtarin më të mirë kosovar

Sport

Lojëra interesante dhe emocione të mëdha dhurojnë fëmijët në garat e “Play-Off-it Nacional”