Lajme

Identifikohen dy serbët që vizituan Deçanin para se të ndodhte helmimi i mbi 1500 qytetarëve

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se janë identifikuar dy shtetasit serbë të cilët janë parë duke lëvizur në drejtim të Manastirit të Deçanit para se të ndodh helmimi i qytetarëve të Deçanit, shkruan Gazeta Metro.

Në media u raportua se ditë më parë, dy shtetas serbë kanë vizituar Deçanin duke aluduar se mund të jenë të lidhur me helmimet që ndodhën atje, por këto raportime mbesin ende të pakonfirmuara.

Në operacionin për identifikimin e këtyrë përsonave ka marrë pjesë edhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

“Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se, lidhur me situatën e krijuar ditëve të fundit në komunën e Deçanit, pasi janë pranuar informata se para disa ditësh janë parë duke lëvizur në drejtim të Manastirit të Deçanit, dy persona të nacionalitetit serb, menjëherë janë ndërmarrë veprime me autorizimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Pejës në koordinim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, ashtu që është bërë identifikimi i personave që shihen në ato fotografi dhe do të verifikohet nëse kanë lidhshmëri eventuale me situatën e krijuar ditëve të fundit në komunën e Deçanit.​”, thotë Prokuroria e Pejës.

Ndryshe, sot u bë e ditur për arrestimin e përgjegjësit për kamerat e sigurisë te Gryka e Deçanit, pasi që u vërtetua që kamerat ishin jo funksionale tash e dy muaj në këtë zonë.

Arrestimi vie pasi mbi 1500 persona në Deçan shfaqën simptoma të helmimit që nga data 10 korrik.

Sipas testimeve të fundit të bëra nga Instituti i Shëndetit Publik doli që një pjesë e ujit të pijes nga ujësjellësi “Hidrodrini” është i kontaminuar me baktere.

Postime të ngjajshme
Lajme

Valon Syla i lidh përgjimet me Xhelal Sveçlën e Haki Abazin

Lajme

Sindikata e Zjarrfikësve letër kryeministrit, ka disa kërkesa

Lajme

Rrufeja godet dasmorët, së paku 17 të vdekur

Lajme

Zjarrfikësi kosovar “shpërthen” ndaj krerëve të shtetit