Sport

Ibrakoviqi e Boshnjaku premtojnë maksimumin e Prishtinës për ndeshjen ndaj Dukagjinit

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet pas pushimit dyjavor për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Prishtina zhvillon të premten ndeshjen e xhiros së 14-të ndaj Dukagjinit të Klinës.

Sfida në fjalë fillon në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim në orën 13:00.

Trajneri i ri i bardhekaltërve, Abdulah Ibrakoviq, foli para ndeshjes për faqen zyrtare të klubit, “Prishtinafc.com”.

Ibrakoviqi në këtë takim e bën debutimin si “timonier” i prishtinasve.

“Nga ndeshja e nesërme pres një reagim pozitiv nga skuadra ime dhe përkushtim të mrekullueshëm gjatë gjithë ndeshjes. Skuadra është e vetëdijshme për momentin që ne jemi dhe secili individ është i vetëdijshëm se që pesë ndeshjet e ardhshme duhet të dëshmohet se kanë cilësi të luajnë për Prishtinën”, ka thënë Abdulah Ibrakoviq.

“Timonieri” nga Bosnjë e Hercegovina ndër të tjera tha se e ka analizuar edhe skuadrën e Dukagjinit.

“Ne e kemi analizuar ndeshjen e Dukagjinit dhe mënyrën sesi ata luajnë. Ata kanë disa lojtarë të mrekullueshëm dhe ne do ta japim maksimumin për t’i mposhtur ata”, vlerësoi Ibrakoviqi.

Takimin ndaj Dukagjinit e ka komentuar edhe kapiteni i skuadrës, Lorik Boshnjaku.

“Dueli ndaj Dukagjinit ka rëndësi të madhe për skuadrën tonë. Kjo është ndeshje ku ne duhet ta nisim serinë e fitoreve dhe presim që të arrijmë pikë të plota”, ka thënë Lorik Boshnjaku për “Prishtinafc.com”.

Mesfushori prishtinas foli edhe për atmosferën pozitive që po mbretëron te skuadra.

“Çdo ndryshim sjell një frymë të re. Shpresoj se kjo frymë do të jetë pozitive. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, ashtu siç ka qenë edhe më herët”, vlerësoi Lorik Boshnjaku.

Në sfidën e parë të këtij edicioni Prishtina arriti fitore ndaj Dukagjinit në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, me rezultat 1:2.

Prishtina para këtij takimi “stacionohet” në pozitën e gjashtë me 17 pikë të tubuara, kurse Dukagjini renditet i teti me 14 sosh.

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *