Sport

Ibrahimoviq tregon kohën kur Guardiola frikësohej prej tij

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Të gjithë kanë frikë nga Zlatan Ibrahimoviq, madje edhe ish-trajneri i tij te Barcelona, Pep Guardiola

Ibrahimoviq dhe Guardiola nuk kishin aspak raporte të mira gjatë kohës kur kjo dyshe ishte te Barcelona.

Sulmuesi suedez që tani luan te LA Galaxy tregon një rast interesant ku thotë se e ka dëgjuar njërin nga asistentët duke thënë Guardiolas në dhomat e zhveshjes “Dil tani se Ibra ka shkuar”.

“Kur ata luanin kundër ekipit tim, unë u ktheva në dhomën e zhveshjes pas lojës dhe ai ishte në një dhomë duke pritur që unë të largohesha. Në derë, një nga ndihmësit e tij i tha: ‘Ibra ka shkuar, ti mund të dalësh tani’. Nuk e kuptova kurrë pse,” tregon Ibra.

“Në televizion ai gjithmonë luan djalin e ashpër, por kur ka një takim të vërtetë ballë për ballë, ai fshihet. Si trajner ai është një fenomen, por si njeri…,”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv