Sport

Ibrahimovici rrezikon pezullim të gjatë nga futbolli dhe gjobë marramendëse

Zlatan Ibrahimovic rrezikohet të gjobitet e madje të pezullohet nga FIFA dhe UEFA, pasi është zbuluar se kompania e tij e përbashkët e biznesit ka 10% aksione në një agjenci bastesh.

Sipas rregullave të FIFA-s dhe UEFA-s, futbollistët e kanë të ndaluar të kenë interesa financiare në kompanitë e basteve, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, sipas mediave italiane, kompania e përbashkët e Ibrahimovicit, “Unknown AB” ka 10% aksione në agjencinë e basteve “Bethard.com”, gjë që mund t’i kushtojë Ibrës me gjobë dhe pezullim.

Rregullat e UEFA-s dhe FIFA-s vlejnë në çdo garë, nga kualifikimet për Kupën e Botës, ku Ibrahimovic luajti për Suedinë kundër Kosovës, e deri te Liga e Evropës, ku ai u paraqit për Milanin.

39-vjeçari mund të gjobitet me 100 milionë euro apo të pezullohet nga çdo aktivitet futbolli për tri vjet maksimum, sipas mediave italiane.

Postime të ngjajshme
Sport

Milani me një këmbë në Ligën e Kampionëve

Sport

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Llapi

Sport

Ylli i Kosovës bën debutimin në Bundesliga me Schalken

Sport

Premi e majme për Dukagjinin, nëse sonte triumfojnë në finale të Kupës