Sport

Ibrahimovic: Të jetosh 40 vite si fenomen, zbuloni 5 sekretet e trupit të tij perfekt

Ndonjëherë mosha është vetëm një numër. Si në rastin e Zlatan Ibrahimovic, i cili para pak javësh mbushi 40 vjeç. Shifër e rrumbullakët për sulmuesin kuqezi, i cili u kthye në Milano më 2020, pas përvojës së tij të parë midis viteve 2010 dhe 2012.

Me fanellën kuqezi, por jo vetëm, ai luajti si kampion, shënoi gola, dha asiste pa fund. “Unë jam si Benjamin Button”, – tha suedezi disa herë. Me pak fjalë, në vend që të plaket, ai përtërihet në fushat e blerta. Po cilat janë sekretet e fizikut të tij për t’u admiruar? Jua zbulon “Gazzetta dello Sport” përmes këtij shkrimi:

Zlatan Ibrahimovic është shumë i vëmendshëm ndaj të ushqyerit. Dieta e tij është e pasur me mish të bardhë, bresaola, fruta dhe perime të freskëta.

Ai nuk ha ushqim të ngrirë, përfshirë akullore, pa makarona. Karbohidratet e nevojshme për planin e tij të ushqimit vijnë kryesisht nga drithërat. Pa sheqerna të rafinuar, pica lejohet vetëm
një herë në javë.

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *