
Shtatorja e futbollistit suedez, Zlatan Ibrahimoviç, në qytetin Malmö është sulmuar për të pestën herë me rradhë, tashmë duke u rrëzuar tërësisht, raporton Anadolu Agency (AA).
Ylli suedez i cili nënshkroi kontratë me klubin italian Milan, pasi bleu gjysmën e aksioneve të klubit të Ligës së Parë të Futbollit të Suedisë (Allsvenskan), Hammarby, konkurrent i klubit Malmö ku Ibrahimoviç luajti vite me rradhë, vazhdon të jetë shënjestër e sulmeve.
Zëdhënësi i Organizatës për Siguri të Malmö, Thomas Söderberg, tregoi se shtatorja e sulmuar mbrëmë është shkatërruar tërësisht dhe se është vendosur fanela e kombëtares së Suedisë.
Ai tha se sulmuesit nuk duan që shtatorja të qëndrojë në Malmö, duke shtuar se në tokë kanë shkruar “Hiqni shtatoren prej këtu”.Shtatorja e inauguruar para rreth 3 muajve edhe më parë ishte cak i sulmeve