Sport

Ibrahimovic në ‘gjah’ për dy rekorde të reja

Në karrierën e tij, Zlatan Ibrahimovic ka lënë shenja në çdo vend dhe kundër çdo skuadre.

Në fakt, janë të rralla skuadrat që nuk kanë pësuar se paku një gol nga suedezi, përcjellë lajmi.net.

Sipas Gazzetta dello Sport, në koleksionin e Ibrahimovicit janë duke munguar Crotone dhe Spezia, kundërshtarët e radhës të Milanit në Seria A.

Por, motivimi është i thjeshtë, Zlatan në nëntë vitet në Seria A, nuk është përballur kundër tyre.

Suedezi është në ‘gjah’ t’i shënojë gol skuadrës së 31-të në Itali.

Mbetet të shihet gjatë kësaj jave, nëse Ibrahimovic do t’i përmbush qëllimet e tij.

Postime të ngjajshme
Sport

Baseli mposhtet nga St.Gallen, Edon Zhegrova asistues te goli i vetëm

LajmeSport

Robin Krasniqi hap një bunar për të varfërit në Pakistan

Sport

Zekirija Ramadani nuk deklarohet pas ndeshjes, kjo është arsyeja shumë interesante

Sport

Prishtina fiton krejt në fund të takimit, Leonit Abazi përsëri hero