
Ylldren Ibrahimaj i cili për momentin luan për klubin Viking të Norvegjisë, është raportuar të ketë gjetur një klub të ri.
Ai në 29 paraqitje në ligën Norvegjeze ka arritur të shënojë 7 gola dhe të regjistroj 1 asistim në emrin e tij.
Tani së fundmi, është raportuar se Ibrahimaj ka rënë dakord për një kontratë 3.5 vjeçare me klubin rus Premier League Ural Yekaterinburg, transmeton lajmi.net.
Ai luan si një sulmues dhe ka tipare të mira goditjet jashtë zonës së rrezikshme. Kosovari nuk ka arritur që të zhvillojë ndonjë minutë për kombëtaren e Kosovës.