Lajme

Ibrahim Rugova e Adem Demaçi duke e festuar Vitin e Ri 1997

31 dhjetorin e vitit 1996, ish-presidenti Ibrahim Rugova e kishte kaluar bashkë me veprimtarin e çështjeve kombëtare, Adem Demaçi.

Bashkë ata kishin pritur Vitin e Ri 1997, derisa kishin ngritur dolli së bashku me personalitete tjera të jetës politike.

Ish-presidenti Rugova kishte ftuar në pritje të festës partitë politike, udhëheqës të institucioneve, deputetë të Kuvendit të Kosovës e përfaqësues të Zyrës Amerikane në Prishtinë.

Në video-incizimin të cilin e kishte publikuar Adnan Merovci, bashkëpunëtori i ngushtë i Rugovës, shihen ish-presidenti dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, duke ngritur dolli me rastin e Vitit të Ri 1997 së bashku me personalitetet e jetës politike.

Ish-presidenti Rugova, atë ditë kishte thënë se viti që po linin pas ishte vit i sakrificave për liri e pavarësi dhe se në vitin e ardhshëm do të bëheshin përpjekje më të mëdha për njohjen e Kosovës.

“Viti që po lëmë pas ishte një vit i përpjekjeve, i sakrificave të mëdha për liri e pavarësi, vit i ndërtimit të shoqërisë dhe i shtetit të Kosovës. Viti që po lëmë pas ishte vit i njohjes dhe afirmimit të Kosovës në planin ndërkombëtar. Ky vit do të shënohet si vit historik me hapjen e Zyrës Amerikane në Prishtinë. Viti që po vjen do të jetë vit i përpjekjeve më të mëdha për përforcimin e pavarësisë së Kosovës dhe njohjeve më të mëdha të Kosovës”, kishte thënë Rugova atë ditë.

Nga mysafirët e ftuar të presidentit kishin qenë: Adem Demaçi, Mark Krasniqi, Idriz Ajeti, Fehmi Agani, Hajrullah Gorani, Kaqusha Jashari, Anton Noka, Jusuf Bajraktari, Abdullah Vokrri, Luljeta Pula, Sabri Hamiti, Xhemail Mustafa, Ismail Kastrati, Enver Maloku, Alush Gashi, Ramush Mavriqi, Milazim Krasniqi, Adem Gashi, Rifat Blaku, Pashkë Stakaj, Esat Stavileci, Behxhet Shala, Gjergj Dedaj, Mehmet Hajrizi, Rexhep Osmani, Gazmend Pula, Hydajet Hyseni, Ramë Buja, Gjyljeta Mushkolaj, Amer Shabani.

Në vijim ndiqeni fjalën përshëndetëse të Rugovës.

https://www.facebook.com/adnan.merovci

Postime të ngjajshme
Lajme

Baraliu tregon a ka të drejtë Vjosa Osmani të shkarkojë Valdete Dakën

Lajme

Isa Mustafa pas adresimit për media të Vjosa Osmanit: Sjellje rebele, nuk e meriton të jetë presidente!

Lajme

‘Bombardohet’ Ambasada ruse në Facebook pas reagimit ndaj Haradinajt

Lajme

Është analisti më i njohur kosovar, a mund t’ia qëlloni për kë bëhet fjalë?