
Heerenveen ka triumfuar në derbin e xhiros së 19-të në Superligën e Holandës, derisa e ka mposhtur në shtëpi Feynoordin me rezultat të pastër 3-0, shkruan Gazetasheshi,com.
Në golin e dytë të skuadrës vendase ka asistuar mbrojtës i Kombëtares së Kosovës, Ibrahim Dreshaj.
Dreshaj, po tregon seriozitet të lartë çdo ditë e më shumë te skuadra holandeze.
Me këtë fitore skuadra e Hereenven pozicionohet në pozitën e nëntë me 25 pikë, ndërkohë Feynord mbetet prapa në luftën për titullin kampion, pasi që tashmë ndodhet nëntë pikë prapa liderit Ajax dhe një ndeshje më shumë të zhvilluar.