Sport

Ibra vendos rregullat vet: Ndryshon formacionin në Milan dhe cakton partnerin e tij në sulm

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

I kanë mjaftuar 35 minuta në fushë dhe disa ditë stërvitje për të kuptuar se Milani nuk mund të shkojë askund me skemën 4-3-3 dhe Zlatan Ibrahimovic i ka sugjeruar trajnerit Stefano Pioli një tjetër rreshtim taktik.

Sipas mediave pranë klubit kuqezi, gjiganti suedez mendon se për vetë cilësitë e lojtarëve, Milani mund të shprehet më mirë me rreshtimin 4-3-1-2 dhe ka zgjedhur portugezin Leao si partner për repartin e sulmit.

Pas dyshes sulmuese pritet të luajë turku Hakan Calhanoglu, ndërsa në bankë pritet të ulet spanjolli Suso, i cili edhe në takimin e fundit konfirmoi se nuk është në formën e duhur dhe shpesh u vërshëllye nga tifozët kuqezi.

Përveç Susos, nuk ka më vend te Milani as për polakun Piatek, që duket se brenda këtij muaji do të transferohet në kampionatin anglez, pasi përveç Aston Villas e West Hamit, në garë është përfshirë edhe Tottenhami.

Jose Mourinho ka dhënë miratimin për Piatek dhe drejtuesit e klubit londinez kanë bërë gati një ofertë prej 35 milionë euro.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv