Lajme

I pakënaqur me dënimin, Halilaj trondit Sami Lushtakun: Do të përballemi në Gjykatë Speciale, do iu dridhet toka nën këmbë

Me 2 mijë euro gjobë u dënua ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.
Ai është shpallur fajtor për kanosjen e avokatit Gazmend Halilaj.

Për këtë vepër penale, gjyqtarja Alltën Mureli i ka shqiptuar Lushtakut dënimin me 2 mijë euro gjobë.

Por avokati Gazmend Halilaj nuk po pajtohet me këtë vendim të gjykatës.

Ai thotë se kemi një shtet kr.iminal dhe vr.asësit po motivohen për të kryer vr.asje të tjera.

Ai ka paralajmëruar se këtë rastin me Sami Lushtakun do ta paraqes në Gjykatë Speciale.

Halilaj përmes një postimi në Facebook, thotë se, ky rast ka të bëjë me vitin 1999.

Ai madje ka thënë se do iu dridhet toka nën këmbë atyre që do të përballen me të.

“Mos u shqetësoni vëllezër. Meqenëse kemi një shtet kr.iminal, kur vr.asësit motivohen për të kryer vr.asje të tjera, unë betejën juridike do e vazhdoj ne Gjykatën Speciale Holandë, pasi rasti ka të bëjë me vitin 1999.

Unë jam Gazmend Halilaj dhe kur të përballen me mue pranë kësaj Gjykate, do iu dridhet toka nën këmbë.

Unë kur themë e bejë, unë e mbaj fjalën”, shkruan Halilaj.

Postime të ngjajshme
Lajme

Selmanaj i dërgon “selam” Osmanit

Lajme

“Kurti kurrë më s’bëhet kryeministër”

Lajme

Driton Selmanaj kërkon falje publike Saranda Bogujevcit

Lajme

Bajram Gashi: Etem Arifi është i pafajshëm, unë kam gënjyer