Lajme

I ndërrohet burgu djalit që dyshohet se vrau nënën në Pejë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

E premtja e 14 prillit shënoi krimin më çnjerëzor të ndodhur ndonjëherë në Kosovë. Shtëpia e familjes Hyseni në rrugën ‘Mbreti Zog’ në Pejë, u shndërrua dje në skenë krimi. Kjo pasi që djali i familjes, Urimi, dyshohet se vrau në mënyrë mizore nënën e tij, Hyrijen. I dyshuari ka dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake, pasi ndaj tij Prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, raporton Gazeta Sinjali.

Gjykata Themelore në Pejë aprovoi kërkesën e Prokurorisë për ta dërguar në 30 ditë paraburgim të dyshuarin për vrasjen e rëndë. I dyshuari është transferuar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, nga ajo në Pejë që ishte në fillim.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar avokati i të dyshuarit, Asdren Mekaj.

Transferimi sipas Mekajt ka ndodhur për shkak se Qendra e Paraburgimit në Prizren ofron shërbime më të mira shëndetësore.

“Për shkak se Qendra e Paraburgimit ofron shërbime më të mira shëndetësore, kam bërë kërkesë për transferimin e klientit tim”, u shpreh ai.

Po ashtu, avokati shtoi se nuk e di si është gjendja fizike e as mentale e Urim Hysenit pasi thotë se nuk ka mundur ta takojë.

Mekaj shtoi gjatë të martës do ta vizitojë Hysenin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat