Lajme

I mituri nga Suhareka rrokulliset me veturë, dy të lënduar

Një i mitur ka humbur kontrollin mbi veturën të cilën ka qenë duke e drejtuar, ku si pasojë, ka marrë lëndime trupore vetë ai dhe personi që po e shoqëronte

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Suharekë, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare për trajtim mjekësor.

“Suharekë 01.05.2021 – 18:10. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) duke vozitur automjetin ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur. Si pasojë, lëndime ka pësuar vetë i dyshuar dhe pasagjeri i tij viktima mashkull kosovar. Të lënduarit pas tretmanit mjekësor në QKMF, janë liruar. Rasti është duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia..

Postime të ngjajshme
Lajme

I moshuari: S’kam pasë virus, sot dyshoj që e mora këtu

Lajme

Arben Vitia shkarkon dy zyrtarë të shëndetësisë

Lajme

Citaku: E tmerrshme, nëna ime ka pritur katër orë për të marrë vaksinën Anti Covid

Lajme

Snajperisti gjerman i Koshares i komenton Vjosa Osmanit, ia poston foton nga qendra e vaksinimit