Lajme

“I kam 6 fëmijë, prindërit më kanë vdekur, s’po di kah me i’a majtë” rrëfimi i burrit që i vdiq gruaja nga virusi në QKUK

Neonatologia e QKUK’së, Burbuqe Sadiku, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në facebook, ka paraqitur gjendjen e pacientëve dhe familjarëve të tyre në spitale.

Sadiku tha se dje pati një bisedë me një burr i cili humbi gruan pas lindjes si rezultat i infektimit me SARS-CoV-2.

“…i kam 6 femijë në shtëpi, prindërit me kanë vdekur, sot me vdiq edhe gruaja, erdha ta shoh beben, nuk po di kah me ja majte…

Pjese e bisedës dje me burrin i cili humbi gruan pas lindjes si pasojë e Covidit.”, shkroi Sadiku.

Vetmëm në 24 orët e fundit IKSHPK ka njoftuar se kanë vdekur 26 persona dhe janë infektuar 1 mijë e 448 të tjerë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Bie bora e parë në Kosovë

Lajme

Shaqir Totaj i PDK-së tregon pse i hyri garës për kryetar të Prizrenit

Lajme

Shpend Ahmeti dërgon një mesazh gjatë transmetimit direkt për Bedri Hamzën

Lajme

Vitia e Zemaj përplasen për menaxhimin e pandemisë