Sport

I dështoi transferi tek Leverkuseni, Bremeni merr këtë vendim për Rashicën

Werder Bremeni ka vendosur t’ia japë disa ditë pushim yllit kosovar Milot Rashica, pasi i dështoi kalimi te Bayer Leverkuseni në ditën e fundit të afatit kalimtar.“Ditët e fundit nuk ishin të lehta për Milotin, ka pasur shumë lëvizje. Andaj kemi vendosur t’ia japim këtë javë të lirë ashtu që ai të mblidhet dhe të ketë fokus të plotë te Werderi”, ka thënë trajneri Florian Kohfeldt, raporton “Bild” të martën.

Sipas raportimit, 24-vjeçari kosovar ishte marrë vesh për kalim te Leverkuseni në orët e fundit të afatit kalimtar të hënën. Lverkuseni preferonte huazimin e tij e Werderi shitjen. Thuhet se Rashica edhe kishte udhëtuar drejt Leverkusenit për të kompletuar transferimin, por mosarritja e një gjuhe të përbashkët mes klubeve për opsionet e blerjes bëri që të mos përfundojë kalimi i tij në klubin tjetër gjerman.

“Kemi qenë në kontakte qe një kohë të gjatë me Leverkusenin. Por bisedimet nisën tek pasdite. Kishim negociata të vështira. Leverkuseni nuk donte transferim të përhershëm. Kishte modele dhe pyetje të ndryshme për opsionet e blerjes dhe obligimet për blerje. Në fund, s’kishte mjaftueshëm kohë për zgjidhje”, ka thënë drejtori sportiv i klubit Frank Baumann.

Ndërsa tani sipas tij, “kjo përvojë nuk është e mirë për Rashicën”. “Do t’i duhet pak kohë që ta tejkalojë këtë”.Rashica, që po rikuperohet nga lëndimi në gju, tashmë ka marrë pushimin e veçantë.

Postime të ngjajshme
Sport

Vendi dhe ora përballjes së shumëpritur mes Khabib e Gaethje

Sport

Dikur punëtor i ndërtimtarisë, tani firmos me Newcastle United

Sport

Premierliga vjen sot me ndeshje të mëdha

Sport

Në këtë vend dënoheni me dy vjet burg nëse s’mbani maskë