Blic Plus

Humbin 2 turistë që dolën për ecje në Kaçanik, janë një burrë dhe një grua

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Dy persona kanë humbur sot në fshatin turistik, Strazh të Kaçanikut.

Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net Agim Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

“Dy persona që ishin pjesë e një grupi për ‘Hiking’, në fshatin Strazh të Kaçanikut sot rreth orës 14:00 janë ndarë prej grupit të tyre. Bëhet fjalë për një femër dhe një mashkull. Ata deri vonë kanë pasur kontakt me telefon me grupin, por më pas është ndërprerë kontakti. Pjesëtarët e grupit dyshojnë se dy personave në fjalë ju është harxhuar bateria e telefonit. Grupi ‘Hiking’ këtë rast e ka lajmëruar në polici rreth orës 18:00”, ka thënë Gashi për Reporteri.net.

Ai më tej ka thënë se në këtë lokacion kanë dërguar ekipet e policisë dhe kanë njoftuar rojtarët e pyllit që e njohin terrenin dhe se janë në kërkim të këtyre dy personave. /Reporteri.net/.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Blic Plus

Nuk do ta besoni sa paguhet Arbana për një muaj

Blic Plus

Faton Peci i çon “selam” nga Istogu Bekë Berishës...

Blic Plus

Merkel jep lajmin e madh, Kjo vlen edhe për Shqiptarët që jetojnë në Gjermani

Blic Plus

Letra prekëse e një babi të varfër për të pasurin që ia gërvishti veturën