
Edhe pse me një diferencë bukur të madhe (-9 pikë) nga lideri i tabelës Drita, Prishtina vazhdon të mbetet konkurrente në luftë për titullin e kampionit dhe nuk e ka ndërmend të dorëzohet njëherë.
Trajneri bardhekaltër Zekirija Ramdani, ka thënë se derisa matematika e lejon, ata nuk dorëzohen kurë, derisa beson se në pranveror mund të arrijnë këtë objektiv.
Motivin e trajnerit të skuadrës kryeqytatese e rrit edh rikthimi i sulmuesit Alban Shillova, i cili për shkak të një lëndimi humbi komplet stinorin vjeshtor. Ai tashmë ka lënë anash lëndimin dhe është gati të jap kontributin e tij në fanellën bardhekaltër.
“Kam pasur një lëndim të mundimshëm me muskuj qe e humba komplet gjysmën e stinorit”, ka thënë për “Zeri.info”, Shillova i cili po beson se tashmë ka tejkaluar këtë sfidë edhe është gati për fushë.
“Po shpresoj që tashmë e kam kaluar dhe më mbetet vetëm të përgatitem sa më mirë fizikisht dhe ta kapi formën më të mirë të mundshme”, vlerësoi sulmuesi bardhekaltër, skuadra e së cilit në vjeshtë duhet pranuar që e ndjeu mungesën e tij, kjo pasi në shumë ndeshje përkundër rasteve të shumta për gol kishin vështirësi ta gjenin rrugën e rrjetit.
Shillova ka komentuar edhe deklaratën e trajnerit Ramadani i cili rikthimin e tij e cilësoi si përforcimin më të madh të janarit.
”Është e vërtetë që trajneri ka besim jo vetëm në mua por në të gjithë grupin që kemi dhe kjo është një motiv shumë i madh për neve të gjithëve që të japin maksimumin sa herë që të na jepet mundësia”, përgundoi, Shillova.