Lajme

Humb jetën nga Covid-19 edhe një mjek

Edhe një mjek humbi betejën me Covid-19.Nijazi Macula ka ndërruar jetë dhe është varrosur gjatë ditës së djeshme.

Familjarët kanë deklaruar përmes një njoftimi në Facebook, se nuk do të mbahet e pame për shkak të situatës me pandeminë.

Ndërsa neuropsikiatri Dr. Jusuf Ulaj ka thënë se Kosova ka humbur një prej mjekëve më të mirë që ka pasur.

“Sot psikiatria kosovare humbi një prej mjekëve më të mirë që kemi pasur. E njoha prej ditëve të para të edukimit në klinikën e Neuropsikiatrisë dhe kam punuar me të një kohë të gjatë në vite të vështira për shëndetësinë Kosovare. Si mësuesi im i parë në psikiatri, ishte shumë i afërt dhe konfrontues simpatik. Nuk ka pasur asnjë rast të rëndë për të, ai gjithmonë ishte aty dhe kishte zgjidhje. I afronte të rinjtë dhe ishte shumë kërkues për dije. Janë të paharruara kafet e shumta të mëngjesit ku gjithmonë kemi diskutuar për rastet e rënda në repart, trajtimin e tyre, dhe debate të shumta të çdo sfere të jetës. Humori dhe sarkazma që përdorte kishin përherë një qëllim, ishin inspiruese dhe motivuese për ndërtimin dhe forcimin profesional. Lamtumirë shoku im i paharruar”, ka shkruar Ulaj.

Postime të ngjajshme
Lajme

Befason Ramush Haradinaj: Nëse bëhem President, ky do të jetë kryetar i AAK-së

Lajme

Molliqaj tregon për raportet e tij me Kurtin

Lajme

A do të jetë Uran Ismaili kandidat i PDK’së për Prishtinë?

Lajme

Selmanaj i dërgon “selam” Osmanit