Lajme

Hoxhaj e quan Kurtin ‘pehlivan’: Kërkon nga opozita ta ndihmojë Qeverinë rreth dialogut

Kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj, në seancën që po mbahet në Kuvend, ka thënë se kryeministri Kurti po iu ikë përgjegjësive dhe pyetjeve nga opozita.

figure>

“Ajo çfarë tha deri më tani kryeministri Kurti, quhet ‘pehlivan’. Çka boni kryeministri Kurti në përgjigjen e tij, quhet ‘pehlivan’. Z.kryeministër, kur temat janë të mëdha e popujt janë të vegjël atëherë temat e mëdha nuk mbyllen lehtë”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka thënë se Kurti nuk ka vizion e as plan për dialogun, duke kërkuar nga opozita që t’i ofrojë Qeverisë platformë për dialogun.

“Nuk keni vizion, as plan e as vullnet për çështjen e dialogut, andaj unë kërkoj nga opozita që në mënyrë vullnetare të sjellim një platformë për dialogun e t’ju ndihmojmë Qeverisë. Ne e kemi një platformë, e di që një të tillë e kanë edhe LDK dhe AAK, andaj t’i ndihmojmë”, ka thënë Hoxhaj.

Kryeministri Kurti është kritikuar edhe nga partitë e tjera opozitare rreth qasjes së tij me dialogun Kosovë-Serbi. //gazetametro.net

Postime të ngjajshme
Lajme

Rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna

Lajme

Këto janë rastet e reja me koronavirus në Kosovë

Lajme

Kjo është mosha e personit që u vra sot në Gjilan

LajmeShow Bizz

Është shumë vite më i ri se Adriana, por sa vjet mbushi sot i dashuri i deputetes