Sport

Hoxha, Torassa, Dabiqaj dhe Cale i argëtojnë bashkëlojtarët me këngë: “Moj Selvije”, “Çka ka zogu” e “Despacito”

Gjilani, është duke vazhduar përgatitjet për edicionin e ri në Mavrovë, shkruan Gazetasheshi.com.

“Kuqebardhët” në këtë merkato kanë afruar disa përforcime mjaft cilësore si Yll Hoxha, Albert Dabiqaj, Agustin Torassa e Elton Cale.

Pikërisht këta lojtarë kanë argëtuar bashkëlojtarët e tyre me këngët e tyre, duke shkaktuar atmosferë dhe mjaft të qeshura në kampin “kuqebardhë”.

Agustin Torassa ishte i pari ai që doli në “skenën” e improvizuar dhe argëtoj bashkëlojtarët me këngën e famshme “Despacito”, ndërsa menjëherë pas tij i erdhi radha Elto Cale e që thuri vargjet e “Ai se eu te pego”.

Kurse, Albert Dabiqaj, me këngën “Çka ka zogu që po qan” dhe Yll Hoxha e përmbylli me tingujt e këngës “Moj Selvije”.

Gjilani, pritet të sjellë ende prurje të reja në kampin gjilanas dhe të luftoj për të arritur objektivat e tyre, që është titulli kampion.

Postime të ngjajshme
Sport

Publikohet ranglista e re e FIFA-së, ja ku rënditet Kosova

Sport

Superlajm për Edon Zhegrovën

Sport

Aguero arrin te Barcelona dhe shpenzon gjysmë milioni euro për të blerë një veturë të re

Sport

Vëllaznimi bën goditjen e radhës në merkato