Lajme

Hoti-Zybës: Je i pasaktë dhe tendencioz, s’kam marrë asnjë vendim kundërligjor

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e tij nuk ka marrë asnjë vendim që është kundër ligjit dhe Kushtetutës.

Hoti këtë e deklaroi gjatë pyetjes në Kuvend që mori nga deputeti i LVV-së, Sali Zyba, i cili ka thënë se pse nuk janë duke u publikuar vendimet e marra nga ministritë në faqet e tyre zyrtare, duke pohuar se nuk është publikuar njoftimi i Ministres së Financave, Hykmete Bajrami, për vjedhjen e rreth dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Pas kësaj Hoti iu drejtua Zybës se është i pasaktë dhe tendencioz në pyetjen e tij.

“Për dallim nga qeverisja paraprake nuk kam marrë asnjë vendim që është kundërligjor dhe kundërkushtetues. Çdo vendim që kamë marrë është kushtetues dhe për herë të parë në Qeverinë e Kosovës publikohen vendimet qe merren edhe në Gazetën Zyrtare, nuk di ku ka transparencë më të madhe”, ka thënë Hoti.

Postime të ngjajshme
Lajme

Më në fund, votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Lajme

Zjarrfikësit shpëtojnë një grua të moshuar, pasi i është përfshirë banesa nga flakët

Lajme

Ky është zyrtari i MPB-së që u gjet i vdekur në dhomën e motelit në Gjakovë

Lajme

Aktakuzë për korrupsion ndaj drejtorit të urbanizmit në Komunën e Ferizajt