Lajme

Hoti takoi Kryetarin e Fondacionit Arbreshë të Kalabrisë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, i shoqëruar nga Presidentja e Shoqatës “Vorea”, Lucia Martino ka vizituar Bashkinë e Spezzano Albanese dhe atë të Frascineto.

Në Spezzano Albanese, Koordinatori Hoti takoi kryetarin e bashkisë i cili njëkohësisht është edhe president i Fondacionit Arbëresh të Kalabrisë, Ferdinando Nociti. Ata biseduan për rëndësinë dhe rolin që ka ky fondacion për ruajtjen e kulturës dhe gjuhës arbëreshe.

“Më vjen mirë që keni krijuar një organ të përbashkët të komunave arbëreshe. Fondacioni që ju e kryesoni duhet të inicioj projekte që të ruani gjuhën. Mendoj se për këtë duhet të angazhohen dhe të bashkëpunojnë me juve shteti i Kosovës, Shqipërisë, Italisë si dhe Bashkimi Evropian. Ruajtja e gjuhës dhe kulturës arbëreshe është pasuri e të gjitha këtyre vendeve”, tha Hoti.

Ndërsa, Kryetari Nociti e falënderojë Koordinatorin Hoti për vizitën dhe tha se e mirëpret idenë dhe se bashkëpunimi i këtyre shteteve dhe BE-së janë të domosdoshme që të ruhet gjuha dhe kultura e të parëve të tyre.

Koordinatori Hoti po ashtu vizitoi edhe bashkinë e Frascineto ku takoi kryetarin e saj Angelo Catapano. Ata biseduan për Programin Nacional për Rininë dhe për gjendjen e arbëreshëve në këtë bashki dhe tërë Kalabrinë. Hoti tha se në këtë bashki ka parë shumë emërtime arbëreshe për çka u ndje mirë, mirëpo tha se ndihet i shqetësuar që kjo gjuhë po flitet vetëm nga të moshuarit.

Kurse, Kryetari Catapano shprehi interesim per programin dhe tha se mund do të ishte mirë nëse arrin të realizohet dhe te arbëreshet.

“Kjo që ju prezantuat është diçka e mirë, mendoj se duhet të nënshkruhet edhe marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Italisë që ky program të realizohet edhe tek ne”, tha Catapano.

Hoti ka takuar edhe qytatarë arbëreshë të këtyre bashkive të cilët i përcjellën atij shqetësimet e tyre.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat