Sport

Hoti pranë largimit nga Llapi, mesfushori afër transferimit të gjiganti i Superiores

Mesfushorit të Llapit, Engjëll Hoti, i përfundon kontrata këtë verë me klubin llapjan.

Për futbollistin i cili ka treguar formë të lartë sivjet, ofertat nuk mungojnë nga ekipet e Kosovës, Shqipërise, por edhe jashtë vendit.

Klubi i Llapit po mundohet ta bind futbollistin 24-vjeçar ta vazhdojë kontratën me ekipin nga Podujeva.

Megjithatë një mision i tillë nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi 25-herë kampionia e Shqipërisë, Tirana, është interesuar për Hotin.

RTV Dukagjini raporton se Tirana është e gatshme t’ia plotësoj të gjitha kushtet Engjëll Hotit vetëm ta ketë në skuadër.

Futbollisti pritet t’i ndihmojë Llapit në garat ndërkombëtare, e me pas të vendos për të ardhmen.

Postime të ngjajshme
Sport

Prezantimi i veçantë i Milot Rashicës te Norwichi me flamur të Kosovës

Sport

Zbulohet shuma e transferimit të Rashicës në Premierligë, kjo është shuma që përfiton ish-klubi i tij, Vushtrria

Sport

Mesazhi emocional i Rashicës drejtuar tifozëve të Werder Bremenit pas transferimit në Premierligë

Sport

Lajmi i fundit: Milot Rashica i bashkohet klubit të Premier Leagues