Lajme

Hoti përgënjeshtron Kurtin

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka reaguar kryeministrit aktual të vendit, Albin Kurti, i cili tha se për dialogun ka mësuar më shumë gjatë vizitës në Bruksel se sa në Kosovë në qeverinë e tij, duke aluduar kështu se aty nuk ka pasur dokumente dhe raporte mbi këtë proces, shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Avdullah Hoti ka thënë se qeveria paraprake ka qenë plotësisht e përgatitur për dialogun.

Në këtë kontekt, ai ka përmendur katër parimet e Kosovës në procesin e dialogut, ku përfshihet mos-diskutimi i pavarësisë, integritetit, oganizimit të brendshëm Kushtetues, si dhe njohja reciproke.

Hoti ka thënë se Kurti i ka pranuar të gjitha dokumentet dhe informatat për të gjitha zhvillimet në procesin e dialogut.

“Kryeminsitri aktual ka pranuar TË GJITHA informatat për TË GJITHA zhvillimet në procesin e dialogut. Unë mbetem i hapur dhe i gatshëm për çdo informatë për këtë proces gjatë kohës sa kam shërbyer si kryeministër i vendit”, ka shkruar Hoti.

Postime të ngjajshme
Lajme

Vdes këmbësori pasi u godit nga një veturë në Prishtinë

Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Lajme

Detaje/ Si e plagosi dhëndrri mikun përgjatë kohës sa po udhëtonin bashkë

Lajme

Plagoset një person në Prishtinë, Policia jep detaje për rastin