Lajme

Hoti, Kurtit nuk do t`i vijë më shansi që të jetë në pushtet

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka deklaruar se kandidatit të VV-së për kryeministër, Albin Kurtit nuk do t`i vijë më shansi që të jetë në pushtet e rrjedhimisht edhe të rishikojë marrëveshjen e Washingtonit.

Hoti, pas vizitës që pati në “Bardha Akademi”, tha se Kurtit i kanë dhënë njëherë shansin që të jetë në pushtet, porse gjatë 52 ditëve sa ishte në pushtet ka shkelur dy herë Kushtetutën.

Sa i përket deklaratës së Kurtit se do të shfuqizojë vendimet e Hotit kur të vijë në postin e kryeministrit, ky i fundit tha se vendimet e tij janë të pakontestueshme.

“Qytetarët nuk do t’ia japin më shansin që të jete në pushtet. Vendimet që i kam marrë unë s’ka kush që i konteston. Imagjino të kontestohet marrëveshja e Uashingtonit”, u shpreh ai.

Postime të ngjajshme
Lajme

Xharra: Albin, kur të thërret Izraeli, merre guximin !

Lajme

Koronavirusi qëndron në rroba deri në 3 ditë, ky material paraqet rrezikun më të madh

Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditët e para të marsit

Lajme

Nga këto komuna janë rastet e reja