Lajme

Hoti i informon bizneset për masat e reja, që sot priten të bëhen publike

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka takuar përfaqësuesit e komunitetit të biznesit ku ky takim kishte karakter konsultativ dhe informues, para masave të reja për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid 19, të cilat sot pritet të bëhen publike.

Në një komunikatë për media nga zyra e kryeministrit është bërë e ditur se masat e reja janë propozuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në përputhje me protokollet e përdorura në vende te BE-së, konform gjendjes pandemike në vend.

“Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit e falënderuan Kryeministrin Hoti për mbështetjen e deritanishme financiare, në vlerë prej 60 milionë euro dhe shprehën mirëkuptim për masat e reja. Por nënvizuan nevojën e vazhdimit të mbështetjes nga ana e Qeverisë për këtë komunitet”, thuhet në njoftim.

Në takim u theksua nevoja e vazhdimit të punës së Grupit Koordinues për të menaxhuar situatën me pandeminë Covid 19, në të cilin pjesëmarrës janë odat ekonomike, anëtarë të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime./Zëri

Postime të ngjajshme
Lajme

OBSH’ja paralajmëron për valën e tretë të koronavirusit

Lajme

Nxehen nga Nisma e “sulmojnë” Vjosa Osmanin

Lajme

Skandaloze: Zyrtari i MTI-së keqpërdor pagesën e licensave, u kërkon ryshfet kompanive

Lajme

Presidenti serb tregon kush ia ndaloi hyrjen në Kosovë