Lajme

Hoti i dërgon Osmanit propozimin për drejtorin e ri të AKI’së

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se ka dërguar tek Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, propozimin e ri për drejtor, transmeton Gazeta Metro.

Hoti ka deklaruar se ka qenë iniciativë e tij shkarkimi i Drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Kreshnik Gashi.

Ai ka bërë të ditur se ka dërguar tek Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, propozimin e ri për drejtor.

“Është e drejtë e imja kushtetuese që të marrë këso vendime kurdo që është e nevojshme , mua nuk më lejohet që të flas për ato çështje. Në bazë të bisedave që kam pas me të [Kreshnik Gashi] kam vlerësu që është në të mirë të institucionit që ai të mos vazhdojë më tutje dhe pas asaj i kam dërguar letër Ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, që të pajtohet edhe ajo për të liruar nga detyra drejtorin e AKI’së. Iniciativa ka qenë e imja”, ka thënë Hoti.

Tutje ai ka njoftuar se e ka bërë propozimin tek Vjosa Osmani për drejtorin e ri të AKI’së.

“Tashmë i kam bërë propozim Ushtrueses së Detyrës së Presidentit për drejtorin e ri. Brenda 20 ditëve nga shkarkimi do të vijë drejtori i ri. Nuk më lejohet që ta them emrin”, ka njoftuar Hoti.

Postime të ngjajshme
Lajme

E dhimbshme: Vdes 31 vjeçarja nga Mitrovica, vuante nga kanceri

Lajme

Shkëlzen Gashi publikon fotografinë që s’do të donin ta shihnin partitë tjera

Lajme

Glauk Konjufca si gjimnazist, koha kur fliste për mbylljen e shkollave shqipe nga serbët

Lajme

Nga këto komuna janë rastet e reja me koronavirus