Sport

Hoti flet para sfidës ndaj Gjilanit dhe ka një premtim për “Legjendat”

Llapi përballet me Gjilanin në vikend, në një tjetër ndeshje të vështirë në këtë fillim sezoni. Mesfushori i llapjanëve, Engjëll Hoti është shprehur optimist para këtij dueli, ndërkohë që ka premtuar se do të angazhohen maksimalisht për të dalë me pikë të plota nga ky takim.

Në një prononcim për Gazetën “Sheshi”, 23 vjeçari ka bërë gjithashtu edhe një premtim për “Legjendat”.

“Përballja ndaj Gjilani do të jetë e vështirë, pasi që ata kanë futbollistë me shumë përvojë dhe me shumë kualitet. Ne do të angazhohemi maksimalisht për ta fituar këtë ndeshje”, deklaroi fillimisht Hoti.

 

“Objektivi ynë kryesor është fitimi i Kupës dhe për këtë u premtoj tifozëve që do të bëjmë të pamundurën për t’ua sjellur atyre këtë trofe, pasi që kan vite që po e presin një gjë të tillë. Krahas kupës synojmë që ta mbyllim kampionatin në plasman sa më të mirë”, përfundoi Hoti.

Llapi takohet me Gjilanin të dielën me fillim nga ora 13:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Postime të ngjajshme
Sport

Superliga Live: Prishtina – Llapi, Gjilani – Arbëria

Sport

Rezultatet e dy ndeshjeve të stinorit vjeshtor mes Prishtinës dhe Llapit

Sport

FC Prishtina – Llapi: Forma e skuadrave në pesë ndeshjet e fundit dhe përballjet direkte

Sport

Shtatë takime në Ligën e Parë: “Nxehtë” në Klinë, spikat derbi në Prizren