Lajme

Hoti cakton menjëherë ushtruesin e detyrës së Rashit Qalajt pas shkarkimit

Kreyminsitri Avdullah Hoti ka caktuar ushtrues detyre Samedin Mehmetin, në vend të Rashit Qalajt, i cili u shakrkuar pak më parë nda detyra e drejtorit të policisë, shkruan Gazeta Metro.

Zyra e kryeministrit të Kosovës, ka njoftuar se Hoti shkarkoi sot nga detyra, drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn.

“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në raportin e performancës për drejtorin e Policisë së Kosovës, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka liruar nga detyra Rashit Qalaj, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, njofton kryeministria.

Aty theksohet se në përputhje me Ligjin për Policinë, Kryeministri Hoti ka emëruar Samedin Mehmeti, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”.

Vendim për shkarkim mbështet në nenin 39/1, pika 1.6, të Ligjit për Policinë dhe i referohet performances jo të mirë të ish-drejtorit Qalaj. Ndryshe Rashit Qalaj është emëruar drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës në gusht të vitit 2018. /gazetametro.net

Postime të ngjajshme
Lajme

Qytetarët e këtyre shteteve nuk mund të hyjnë në Kosovë pa test PCR

Lajme

I pakënaqur me dënimin, Halilaj trondit Sami Lushtakun: Do të përballemi në Gjykatë Speciale, do iu dridhet toka nën këmbë

Lajme

Qeveria merr një vendim të rëndësishëm për stafin mjekësor në Kosovë

Lajme

Afro 90 mijë euro tender: Hoti e ‘mbush’ zyrën e kryeministrit me mallra