Sport

Hoqi të mbathurat në fushë, disiplina dënon futbollistin e skuadrës shqiptare

Futbollistit i Dinamos, Niko Paterni, nuk i ka shpëtuar dënimit nga Komisioni i Disiplinës, teksa në sfidën ndaj Burrelit, italiani nuk u përmbajt, duke ulur të mbathurat, në momentin e festës së golit të shënuar nga Ortolani në minutën 90+2’.

Postimi i drejtorit teknik të Burrelit, Klevis Gjoka, në “Instagram”, i cili kërkoi dënimin e futbollistit kundërshtar, duket se nuk ra në vesh të shurdhët, teksa Komisioni i Disiplinës vendosi ta dënojë me 2 ndeshje futbollistin e Dinamos.

VENDIMI I DISIPLINËS:

Lojtari i FK Dinamo, Nico Paterni, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Postime të ngjajshme
Sport

Milani me një këmbë në Ligën e Kampionëve

Sport

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Llapi

Sport

Ylli i Kosovës bën debutimin në Bundesliga me Schalken

Sport

Premi e majme për Dukagjinin, nëse sonte triumfojnë në finale të Kupës