
Mijëra mësimdhënës iu kanë bashkuar protestave anti-qeveritare në Hong Kong të Kinës.
Demonstratat që po bëhen gjithnjë e më të dhunshme e kanë zhytur qytetin në trazira, shkruan Euronews.
Kjo është protesta e 11-të që po organizohet gjatë vikendit në Hong Kong. Kujtojmë se trazirat filluan gjatë muajit qershor për shkak të një projekt-ligji për ekstradim, i cili tashmë është pezulluar.