Lajme

Hong Kong, Merkel – Kina të garantoj të drejtat dhe liritë e njeriut

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë pas takimit me kryeministrin kinez, Li Keqiang, në Pekin se të drejtat dhe liritë e njerëzve në Hong Kong duhet të jenë të garantuara.

Ajo tha se ka biseduar me liderin pritës për tensionet në ish-koloninë britanike dhe për të drejtat civile të qytetarëve të saj, duke theksuar se këto të drejtat sigurisht që duhet të jenë të garantuara.

“Në situatën e tanishme, duhet të bëhet gjithçka që të shmanget dhuna dhe zgjidhjet mund të gjenden vetëm në një proces politik, domethënë përmes dialogut”, tha Kancelarja Merkel.

Hong Kongu është përballur me protesta masive në muajt e fundit. Protestuesit kanë kërkuar nga kancelarja gjermane që t’i mbështesë ata gjatë vizitës treditore në Kinë në takimet me krerët e shtetit kinez.

Merkel arriti në Kinë të enjten bashkë me një delegacion të gjerë të biznesit. Në mesin e kompanive që dërguan përfaqësues në këtë udhëtim ishin Volkswagen, Allianz dhe Deutsche Bank.

Ajo u takua më vonë edhe me presidentin e Kinës, Xi Jinping, me të cilin darkoi bashkë. Të shtunën, Merkel pritet ta mbajë një fjalim para studentëve në qytetin qendror, Wuhan, shkruan “The Guardian”./Gazeta Express/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat