Sport

Holanda ‘demolon’ Turqinë, fitojnë edhe Franca, Kroacia dhe Danimarka

Kanë përfunduar disa takime në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Ndeshja më interesante ishte mes Holandës dhe Turqisë, ku vendasit fituan me rezultat të thellë 6 – 1, shkruan lajmi.net.

Qysh në minutën e parë, Kaassen kaloi Holandën në epërsi pas asistimit të Depay.

Dyshja ndryshuan rolët te goli i dytë, ku Depay realizoi dhe Klaassen asistoi (16′).

Depay nuk u ndal me kaq duke shënuar pastaj edhe nga pika e bardhë (38′).

Problemet për Turqinë u shtuan pasi Soyucnu u ndëshkua me të kuq, pasi mori dy kartonë të verdhë.

Ylli i Barcelonës tutje kompletoi het-trikun duke u asistuar nga Berghuis (54′).

Golin e pestë të Holandës e realizoi talenti Til 10 minuta para përfundimit të ndeshjes (80′), kurse fitoren e vulosi Malen (90′).

E tëra që bëri Turqia, ishte goli i nderit shënuar nga Under (90+2).

Pas kësaj fitore, Holanda është lider në grupin G me 13 pikë, aq sa ka edhe Norvegjia, derisa Turqia renditët e treta me 11 sosh.

Rezultatet e takimeve të tjera që u zhvilluan sonte:

Austri 0 – 1 Skoci

Bosnja Hercegovina 2 – 1 Kazakistan

Kroaci 3 – 0 Slloveni

Danimarkë 5 – 0 Izrael

Ishujt Farore 2 – 1 Moldovi

Francë 2 – 0 Finlandë

Irlandë 1 – 1 Serbi

Mali i Zi 0 – 0 Letoni

Norvegji 5 – 1 Gjilbratarë

Rusi 2 – 0 Malta

Sllovaki 2 – 0 Qipro

Postime të ngjajshme
Sport

Pas ndeshjes me Lazion, Mourinho fjaloset me gazetarë dhe e braktis konferencën

Sport

Ylli i Serie A shënon gol të mrekullueshëm me shishe të ujit në dorë

Sport

Dueli i zjarrtë në Champions, PSG – Man City: Guardiola ka disa fjalë për Messin

Sport

Joshua u dërgua në spital menjëherë pas humbjes ndaj Usyk