Lajme

Historia e fotografisë së Hashim Thaçit, në vjeshtën e vitit 1997 në Francë

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është paraqitur të hënën në seancën e parë gjyqësore në kuadër të Dhomave të Specializuara të Hagës
Thaçi u deklarua i pafajshëm, teksa bëri të ditur se ka lexuar aktakuzën që po i bëhet dhe se pa asnjë dyshim i hedh të gjitha poshtë.

Këshilltari politik i Thaçit, Ismail Syla, ka shpërndarë një foto të kohës kur Thaçi jetonte jashtë Kosovës.

Ai tha se Thaçi mund të bënte jetë të qetë atje, por zgjodhi rrugën e lirisë, duke u kthyer nga Franca.

“I dēnuar nē mungesë me dhjetë vjet burg nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë (e Danica Marinkoviqit) Hashim Thaçi u arratis në Perëndim. Atje, midis Parisit dhe Zürich-ut, mund të bënte jetë të qetë… por ai zgjodhi rrugën e lirisë. (Vjeshtē 1997, duke u kthyer nga Franca në Zvicër)”, ka shkruar Syla.

Postime të ngjajshme
Lajme

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban mbledhje

Lajme

Sot mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës

Lajme

Parashikimi i motit në Kosovë

Lajme

Këngëtarja shqiptare – Agim Veliut: Eh, l*shi nuk të bën burrë!