Lajme

Histori kjo e vërtetë që po i bind njerëzit se fantazmat ekzistojnë

Një nga episodet më tronditëse të “Unsolved Mysteries” (Mistere të pazgjidhura) – dokumentar në Netflix, ku çdo seri trajton një cështje (kryesisht vrasje) të pazgjidhur, është ai me titull “Shpirtrat e Cunamit”.

Episodi i çon shikuesit në Ishinomaki, Miyagi, Japoni, i vendosur në rajonin veriperëndimor të vendit Tohoku. Në mars të 2011-ës, një tërmet me magnitudë 9,1 ballë godet zonën. Forca e tërmetit bëri që pas tij të vinte edhe një cunam, që sipas ekspertëve ishte i pritur, por nuk ishte pritur kurrsesi se do të ishte aq i fuqishëm. Cunami la më shumë se 15,000 njerëz të vdekur dhe 2500 të zhdukur, sipas Agjencisë Japoneze të Menaxhimit të Zjarrit dhe Fatkeqësive.

“Tsuami Spirits” shikon fenomenet e mbinatyrshme që ndodhën pak ditë, javë dhe muaj pas tsunamit. Shumë njerëz që kanë jetuar fatkeqësinë kanë thonë se kanë patur takime fantazmë nga viktimat. Në episod përshkruhen disa histori, përfshirë shumë taksistë të bindur se disa prej klientëve të tyre ishin fantazma, që zhdukeshin nga makina në gjysmë të rrugës.

Dokumentari përmend punimin e diplomës së një studenteje të sociologjisë, me temë “Në muajt pas cunamit, shoferët e taksive raportojnë ‘pasagjerë fantazëm’ në zonat e shkatërruara nga cunami i vitit 2011”. Në një intervistë, studentja Yuka Kudo tha se foli me më shumë se 100 shoferë taksish në rajonin e prekur. Vetëm 7 prej tyre pranuan të flisnin. Njëri prej taksistëve kujton se si një grua i kërkoi të shkonin në zonën e shkatërruar nga cunami dhe kur ai i tha se “ajo zonë tashmë është shkatërruar plotësisht”, gruaja e pyeti “A kam vdekur unë?”

Një tjetër rast i përmendur në episod, tregon historinë e një tjetër shoferi, ku një klient rreth 20 vjeç, hyn në taksi dhe shoferi ndjen se diçka ishte e çuditshme tek pasagjeri. Kur mbërrijnë në destinacion, dielli po perëndonte, ndërsa 20-vjeçari ishte zhdukur.

Profesori i pyetur, që nuk beson tek fantazmat, thotë se këto mund të jenë një rezultat i stresit post-traumatik (PTSD), por fakti që shumë taksistë/njerëz, raportojnë ndodhi të ngjashme, i bën njerëzit më të dyshimtë në lidhje me gjithë historinë.

Pas cunamit, disa mendonin se ishin të pushtuar nga fantazmat. Taio Kaneda, një murg budist i paraqitur në episod, punon me njerëz që pretendojnë se “janë pushtuar nga shpirtrat e cunamit”. Murgu, që thotë se është në kulturën japoneze që vdekjen dhe jetën t’i ndajë vetëm një vijë e hollë, trajton një rast të tillë gjatë dokumentarit.

Postime të ngjajshme
Lajme

Kompania që transportoi kokainën dhe pronarët e saj

Lajme

A është çmimi arsyeja që Kosova ende nuk ka blerë asnjë vaksinë?

Lajme

Ndodhë në Kosovë: Vetura për pak sa nuk i shtyp publikun që shikonin garat

Lajme

Këta janë të arrestuarit në aksionin e sotëm ku u kapën 400 kg kokainë