Lajme

Hiqet ora policore për komunat në zonën e kuqe

Qeveria në detyrë e Kosovës është duke mbajtur një mbledhje ku po shqyrtohen masa të reja kundër virusit COVID-19, raporton Zeri.info.

Burime të “Zërit” brenda Qeverisë bëjnë të ditur se do të ketë lehtësim të masave, ku ora policore do të hiqet për zonën e kuqe.

Po ashtu, bëhet e ditur se operatorët ekonomik do të operojnë deri në orën 22:00.

Ndërsa, si masë tjetër e re do të jetë vendimi që studentët të kthehen në fakultet fizkisht.

Sipas vendimit të fundit të javë së kaluar të Ministrisë së Shëndetësisë, në zonën e kuqe janë katër komuna.

Në zonën e kuqe janë këto komuna: Prishtina, Fushë-Kosova, Suhareka dhe Zveçani.

Në zonën e verdhë janë dhjetë komuna: Lipjani, Obiliqi, Vushtrria, Prizreni, Peja, Gjakova, Podujeva, Ferizaj, Mitrovica e Jugut dhe Mitrovica e Veriut.

Ndërsa në zonën e gjelbër janë 24 komuna: Vitia, Rahoveci, Gjilani, Dragashi, Drenasi, Istogu, Klina, Skenderaj, Deçani, Kamenica, Malisheva, Juniku, Kaçaniku, Kllokoti, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shtërpca, Graçanica dhe Shtimja. /Zëri

Postime të ngjajshme
Lajme

‘Po i vjen fundi shpejt pandemisë’: Lajmi i shumëpritur nga mjeku kosovar që jeton në Gjermani

Lajme

Çitaku reagon pas emërimit të zëvendësuesit të saj në ambasadën në ShBA

Lajme

Vdes nga COVID-19, një 46 vjeçar nga Podujeva

Lajme

Kush është studentja 22 -vjeçare që vdiq nga koronavirusi në Shqipëri