Sport

Hidhet shorti i Ligës së Konferencës nga Lorik Cana, finalja e madhe luhet në Tiranë

Është hedhur shorti për garën e tretë më të madhe evropiane për klube, Ligën e Konferencës.

Në qytetin e bukur të Turqisë, Stambollin, dy legjendat ai i Shqipërisë, Lorik Cana dhe ai i Turqisë, Nihat Kahveci kanë hedhur shortin.

Kësisoj 32 skuadrat pjesëmarrëse kanë mësuar edhe emrat e kundërshtarëve në grupet e Ligës së Konferencës.

Skuadra më e madhe në këtë garë është Roma, ku ndodhet në Grupin C së bashku me ukrainasit e Zorya, bullgarët e CSKA Sofja dhe norvegjezët e Bodo/Glimt.

Ndërkohë Tottenham Hotspur ndodhet në Grupin G, së bashku me Rennes, Vitesse dhe Mura.

Baseli i shqiptarëve do të ketë punë në Grupin H me Qarabagun, Kairatin dhe Omanian.

Kujtojmë që finalja e madhe e Ligës së Konferencës zhvillohet më 25 maj të vitit të ardhshëm në stadiumin Arena Kombëtare në Tiranë.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar