Sport

“Heroi i jetës reale”, Salahu shpëton një të pastrehë

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, është përshkruar si “Heroi i jetës reale” pasi ndërhyri për të ndaluar abuzimin e një njeriu të pastrehë afër Anfieldit.

Në fund të shtatorit, Salahu ishte në një pompë benzine, në Liverpool, dhe e pa se disa persona po e ngacmonin verbalisht një të pastrehë, shkruan Indeksonline.

Duke mos e pëlqyer gjestin, ylli egjiptian ndërhyri dhe paralajmëroi abuzuesit se një ditë mund të përballen me një fat të ngjashëm.

Personi që u ndihmua nga Salahu ka dhënë një intervistë ku ka folur për rastin në fjalë.

“Mo ishte po aq i mrekullueshëm si ai është për Liverpoolin në fushë“, ka thënë personi i pastrehë.

“Ai dëgjoi atë që një grup djemsh po më thoshin, pastaj iu kthye atyre dhe tha: ‘Mund të jeni ju pas disa vjetësh’. Unë vetëm e dija se nuk kisha halucinacione kur Mo më dha 100 funte. Çfarë legjende e madhe“.

“Mo kishte parë disa djem, duke më munduar. Ata po më thërrisnin emra, duke më pyetur pse po lypja dhe më thoshin të gjeja një punë“.

“Ai pa atë që po ndodhte dhe u tha diçka atyre dhe më pas ai shkoi te makina e parave. Unë jam një tifoz i madh“.

“Mo është një hero i jetës reale në sytë e mi dhe unë dua ta falënderoj atë“, ka thënë ndër të tjera ai.

Momenti heroik i Salahur erdhi në të njëjtën natë kur Liverpooli mposhti Arsenalin 3-1 në Premier League me sulmuesin që luajti 90 minuta të plota atë natë në Anfield. /

Postime të ngjajshme
Sport

ZYRTARE: Publikohet renditja e re e FIFA-s, kjo është pozita e Kosovës

Sport

Trajneri spanjoll drejton Kosovën për ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Suedisë

Sport

“Cima” ka një dedikim për Munishin dhe lojtarët

Sport

Sonte fillon faza e grupeve e Europa League, na presin sfida shumë interesante