Sport

Henry: S’pranoj të jem numri dy, sepse dua të jem numri një

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Për një lojtar nuk është e lehtë të kuptojë të zgjedhë se çfarë të bëjë në të ardhmen pasi mbaron karriera si futbollit.

Ka nga ata që pranojnë një pozicion si opinionistë dhe disa që bëhen zëvendëstrajnerë, me synimin për të drejtuar një ekip në të ardhmen.

Më pas është Henry, i cili i ka bërë të gjitha këto, dhe nuk ka dyshime në lidhje me atë që do të bëjë, pavarësisht vështirësive të mëdha. Francezi ka shpjeguar gjithçka në një intervistë të dhënë për “Telegraph”.

Henry ka dëshirë të bëhet trajner. Pasi ka qenë ndihmësi i Martinez te Belgjika, ish-ylli i Arsenal-it ka pranuar të drejtojë Monaco-në në mesin e sezonit të kaluar, teksa ekipi po kalonte një krizë të vërtetë. Një aventurë që është mbyllur me shkarkimin e tij para fundit të sezonit.

“Ose fiton, ose humbet dhe, siç mund ta imagjinoni, unë kam mësuar shumë”, ka thënë Henry. “Pasi jam larguar nga Monaco, celulari im nuk ka rënë për katër muaj, më pas kanë ardhur papritur pesë telefonata. Disa prej tyre nuk ishin ajo që kërkoja, të tjerë më donin si ndihmës trajner”.

“Ishin interesante, por nuk mund ta lija stafin time mbrapa. Kam disa persona që kanë lënë punën për të më ndjekur, çfarë duhej t’i thoja?  Nuk do të jem numri dy, sepse dua të jem numri një”. I vendosur dhe i bindur, ashtu siç ishte kur vraponte në fushat e futbollit.

E pamundur të mos dallohen diferencat në krahasim me kohën kur, rrallëherë, gabonte ndeshjet si lojtar: “Si trajner je i detyruar të presësh për një punë tjetër dhe është shumë  e vështirë. Është e padurueshme, sepse nuk ke një ndeshje tjetër për të treguar vlerat që ke ose një mundësi që vjen shpejt. Si trajner, nëse dështon, çohesh në këmbë dhe duhet të presësh për të luftuar”.

Pagëzimi ka ardhur me shkarkimin: “Trajnerët e mi të vjetër më kanë thënë se tani jam një teknik, për shkak të shkarkimit”, ka përfunduar francezi.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv