Sport

Hendbollistja më e mirë e vitit të kaluar në Kosovë, Esma bëhet me skuadër të re

KHF Istogu ka bërë një përforcim të madh, para ndeshjeve në garat europiane (EHF Cup). Klubi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Esma Muratovicin, transmeton Gazeta Metro.

Esma Muratovic është e njohur për tifozët e klubit istogas dhe jo vetëm, pasi ajo edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e kësaj skuadre dhe ka fituar titullin e kupën e Kosovës.

Hendbollistja më e mirë e shpalluar për vitin e kaluar në Kosovë dhe reprezentuesja e Malit të Zi ka nënshkruar kontratë një vjeçare me KHF Istogun.

“Istogu përforcohet para ndeshjeve të kupës së Evropës, EHF Cup. Reprezentuesja Malazeze Esma Muratovic nënshkruan kontratë një vjeçare me KHF Istogu.

Klubi i hendbollit i femrave, Istogu me kënaqësi ju njofton se ka arritur marrëveshje me reprezentuesen e Malit të Zi, Esma Muratovic.

Esma Muratovic është e njohur për publikun istogas, pasi që edhe më herët ishte pjesë e Istogut, përkatësisht para një viti.
Esma me klubin e Istogut kishte arritur suksese të mëdha, kishte fituar titullin e kampionit dhe kupën e Kosovës, është zgjedhur hendbollistja me e mirë ne Kosovë.

Në sezonin e fundit Muratovic ishte pjesë e ekipit spanjoll CB San Joze Obrero. Muratovic është 24 vjeçare, është paraqitur për te gjitha grupmoshat dhe atë të seleksionit “A” te njërës ndër përfaqësueseve më të forta evropiane, përfaqësueses së Malit të Zi. Hendbollistja Muratovic ka karrierë të bujshme në Evropë, ku ishte pjesë e shumë skuadrave të forta evropiane.

Karriera e Muratovic ndër vite:
2020 – CB San Joze Obrero, Spanjë 🇪🇸
2019 – KHF Istogu, Kosovë 🇽🇰
2018 – Macabi Arazim Ramat 🇮🇱
2017 – GSK Kastamonu Belediyesi 🇹🇷
2016 – Madeira Andebo 🇵🇹
2015 – WHC Danilovgrad 🇲🇪
2014 – WHC Danilovgrad 🇲🇪.

I urojmë mirëseardhje Esmes në ekipën tonë!” – thuhet në njoftimin e klubit.

Postime të ngjajshme
Sport

Ballkani – Prishtina, bastoret favorizojnë këtë skuadër

Sport

“Tyson shqiptar” të shtunën bokson në Rusi, do të përballet me ish-kampionin e botës

Sport

Tri ndeshje të Superligës zhvillohen sot, kryendeshja në Suharekë

Sport

Gjilani publikon listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen me Besën, ky lojtar do të mungoj sot