Lajme

Helmimi në Deçan, publikohet raporti i plotë i analizave

Hidrodrini ka publikuar sot raportin e plotë të analizave për helmimin në Deçan.

Raporti është marrë nga IKSHPK, ndërsa analizat kimiko-fizike, bakterologjike dhe të metaleve të rënda.

“KRU ‘Hidrodrini’ ka pranuar zyrtarisht nga IKSHPK, rezultatet e analiza kimiko-fizike, bakterologjike dhe të metaleve të rënda, nga mostrat e mara nga ana e IKSHPK-së, në lokalitetet e dyshuara fillimisht për ujë të helmuar në zonën e Deçanit.

Theksojmë se, rezultatet e analizave në fjalë, janë të mostrave të nxjera nga IKSHPK, po në ditën e krizës, më 11.07.2021, e të cilat po i publikojmë më poshtë.

KRU ‘Hidrodrini’, ka kërkuar nga IIKSHPK që të dërgoi edhe analiza tjera të bunarëve dhe të rrjetit si dhe të merret analiza e cila nuk është marrë, ajo në rezervarin e Drenocit të përsëritet, meqë ajo është marrë në gypin e shpërlarësit, në mëyrë që të sqarohet opinioni!

Krahas kësaj, KRU ‘Hidrodrini’, ka kërkuar nga KRU ‘Gjakova’, që të zhvillojë analiza shtesë për këtë çështje, meqë kompania në fjalë posedon laboratorin e akredituar e për çfarë po punohet dhe opinioni do të informohet shumë shpejtë edhe me rezultatin e tyre” thuhet në njoftimin e Hidrodrinit./Indeksonline/

Postime të ngjajshme
LajmeShow Bizz

Morena Taraku mesazh publik Edi Ramës! Me fjalë të ashpëra zbulon diçka që nuk e kemi ditur

Lajme

“Për këtë punë mos na u dok ma këtu” – Çifti i moshuar që jetojnë të vetëm, tash e pesë ditë s’kanë rrymë

LajmeShow Bizz

Lola Haradinaj tregon se si hoqi dorë nga muzika dhe arsyeja ishte Dauti

Lajme

Italia me masa të reja anti-COVID, kufizime për qytetarët që udhëtojnë në këtë shtet