Lajme

Haziri shpreh ambicien për të qenë kryetar i ri i LDK’së

Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka shprehur ambicie për të qenë kryetar i LDK’së, transmeton Gazeta Metro.

Haziri ka thënë se është i gatshëm të jetë pjesë e një gare apo konkurrence në të ardhmen ku është e nevojshme për LDK’në.

Mirëpo, Haziri po thotë se do të konsultohet me kolegët e tij në degë dhe me familjen, për të parë mundësinë e kandidaturës së tij.

“Unë jam njëri prej atyre që emri im lakohet në cdo proces zgjedhor kësaj here do të doja të më kursejnë derisa nuk kemi proces hapur zgjedhor në LDK, të mos lakmojmë shumë emra. Por jam i gatshëm me qenë pjesë e një konkurrence të ardhmen e cila do të jetë e hapur dhe e nevojshme për LDK’në. E dyta do të konsultohem me kolegët e mij në degë dhe në fund me familjen natyrisht, për të parë një mundësi të kandidaturave”, tha Hazirir për ATV.

Haziri pret që vota e fshehtë e delegatëve të LDK’së, të përcaktojë liderin e ardhshëm të LDK’së.//

Postime të ngjajshme
Lajme

Prishtina shënon numrin më të madh të rasteve me koronavirus

Lajme

Nga këto komuna janë rastet e reja me Covid 19

Lajme

Këto janë rastet e reja me Covid 19

Lajme

Ndahet nga jeta tekniku medicinal